Emre Can është shumë afër largimit nga skuadra e Liverpoolit.
Mesfushori gjerman gjitthnjë e më shumë largimit nga Anfield Road në verën që po vie, transmeton arbresh.info.
Zonja e Vjetër ka arritur marrëveshje me Emre Can, sipas disa raportimeve.

Can është në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij dhe nuk ka rinovuar me klubin edhe pse ka pasur tentime nga gjiganti anglez.
Sipas Tuttosport, 23 vjeçari e ka vendosur të transferohet në Torino dhe tashmë është pajtuar me kushtet personale me Juven për të kaluar në Serie A.
Juventusi do të bëj një ofertë në afatin kalimtar të janarit dhe nëse Liverpool nuk e pranon ofertën, atëherë gjigantit italin i mbetet të pres deri në verë që ta marrë si lojtar të lirë.

Besohet se bisedimet ndërmjet Liverpoolit dhe përfaqësuesve të Can kanë dështuar pasi Liverpooli kishte dashur të vendos një klauzolë jo reale.
Can ishte transferuar nga Bayer Leverkusen në Anfield në vitin 2014 për shumën e 10 milionë eurove. /arbresh.info/
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...