Juventusi është i gatshëm të ndaj 30 milionë euro për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.
Interesimi nga skuadra italiane për reprezentuesit e Kilit nuk është mbajtur sekret dhe daton që nga ditët e tij të kaluara tek Udinese, transmeton portali arbresh.info.
Sanchez që nga atëherë është transferuar fillimisht te Barcelona pastaj edhe në Arsenal, por kontrata e tij aktuale me gjigantin anglez skadon në qershor të vitit 2018 dhe rinovimi i saj vështirë se do të ndodhë.
Ballina e gazetës italiane ‘Corriere dello Sport’ sugjeron që Juventusi tashmë ka kontaktuar Arsenalin dhe do të ofrojë 30 milionë për yllin e “Topçinjve”.
Ata janë të gatshëm për të siguruar shërbimet e tij derisa edhe Paris Saint Germain është gjithashtu në garë për sulmuesin 28-vjeçar./arbresh.info
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi