Juventusi ka fituar për herë të 13 Kupën e Italisë.
Bardhezinjtë deklasuan në finalen e madhe skuadrën e Milanit.
Finalja në “Olimpico” u mbyll me rezultat të thellë, 4:0, në favor të ekipit të Max Allegrit.
Pritej një ndeshje më interesante pasi pjesa e parë u mbyll 0:0, mirëpo torinezët shënuan katër herë në pjesën e dytë.
Dy herë Medhi Benatia, një herë Douglas Costa dhe një autogol i Nicolas Kalinic, ia sollën këtë triumf Juves.
Kontribuoi këtu edhe paraqitja katastrofale e Gigio Donnarummas, i cili bëri gafa amatoreske në dy gola.
Juve mund të fitojë edhe Scudetton në këtë stadium të dielën, nëse merr të paktën një pikë në duelin me Romën. /Lajmi.net/
E rëndë në Lezhë: Babë e bijë humbin jetën në aksident tragj...
Shënohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë/ Reagon Trump: Këta janë ...
Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trump...
Masa të rrepta për testin e maturës, deri 20 mijë euro gjobë...
Momenti kur Trump dhe Zonja e Parë nxirren me nxitim nga dar...