
BOLOGNA, ITALY - DECEMBER 14: Juan Cabal of Juventus celebrates 0-1 goal during the Serie A match between Bologna FC 1909 and Juventus FC at Renato Dall'Ara Stadium on December 14, 2025 in Bologna, Italy. (Photo by Daniele Badolato - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)
Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Bolognës, me rezultat 0-1 në duelin e xhiros së 15-të në Serie A.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ku vendasit e Bolognës krijuan rastet e para serioze, shkruan Arbresh.info.
Riccardo Orsolini dhe Nadir Zortea ishin pranë golit në pjesën e parë, me këtë të fundit që goditi edhe shtyllën në minutat shtesë të 45 minutëshit të parë.
Nga ana tjetër, Juventusi pa një gol të Jonathan David të anulohej nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Momenti kyç i ndeshjes erdhi në minutën e 64-të, ku Juan Cabal realizoi golin e fitores me kokë nga afërsia pas një krosimi të saktë të Kenan Yildiz.
Në minutën e 69-të, kur Bologna mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq për Torbjorn Lysaker Heggem.
Juventusi pati raste për ta mbyllur ndeshjen, por Lois Openda humbi dy mundësi të arta përballë portierit Ravaglia, përfshirë një rast brenda zonës së vogël në kohën shtesë.
“Zonja e Vjetër” me këtë triumf ngritet në pozitën e pestë me 26 pikë, një më pak ka Bologna në vendin e gjashtë./Arbresh.info
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...