Juventus, Manchester United dhe Chelsea janë ndër skuadrat që tregojnë interest të madh për anësorin e Barcelonës, Ousmane Dembele.
Anësori francez ka përjetuar probleme të shumta lëndimesh në klubin katalanas që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmund.
Sidoqoftë, Dembele është në formë këtë sezon dhe “Diario Sport” sugjeron se shumë klube po konkurrojnë për nënshkrimin e tij gjatë verës.
Francezit do t’i skadojë kontrata në verën e vitit 2022, që është fundi i këtij sezoni dhe do të ishte një përspektivë tërheqëse për shumë skuadra.
Nga ana tjetër, Barcelona nuk ka hequr dorë nga bindja e tij për të qëndruar, por ende nuk ka marrëveshje të re për kontratën e re./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?