Juventus dhe Barelona pritet që gjatë verës të bëjnë disa shkëmbime mes lojtarëve.
Miralem Pjanic ose Daniele Rugani pritet të kalojnë në “Camp Nou”, ndërsa Emerson, Nelson Semedo të transferohen te “Bianconerët”, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Sport, Juventus ka pyetur për mesfushorin Frenkie de Jong, por Barcelona menjëherë ka kthyer përgjigje negative.

Barcelona është e kënaqur me De Jong dhe nuk planifikon ta largojë, pasi e sheh si një ndër yjet që do ndjek hapat e Andreas Inesta ose Xavi në mesfushë.
“Zonja e Vjetër” ka kërkuar edhe Arthur, por lojtari nuk ka pranuar t’i bashkohet gjigantit italian./arbresh.info.
Osmani prezanton aderimin e ri
Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 par...
Trump për çmimet e shtrenjta të biletave të Kupës së Botës: ...
“Tani mund të flini të qetë, një hall më pak”, S...
Bullgari, Radev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...