Juventus ka nisur të përgatitur për jetën pa Cristiano Ronaldo dhe e shohin sulmuesin Paulo Dybala, si pasuesi adekuat.
Ronaldo është në top formë këtë sezon duke shënuar 28 gola në 28 ndeshje, ndërsa ka ndihmuar edhe argjentinasin të jetë në formën e duhur, derisa ky i fundit ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 10 asistime, transmeton portali arbresh.info.
Dybala ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2022, por thuhet se ka pranuar rinovimin deri në vitin 2025, e cila do ia rris pagesën në 9.4 milionë euro për sezon plus bonuset.

Sipas Tuttosport, Dybala do nënshkruajë kontratën e re para se Juventus-i të vazhdojë aventurën në Ligën e Kampionëve.
“Bianconerët” në ndeshjen e parë janë mposhtur nga Lyon, derisa ndeshja kthyese zhvillohet në Torino.
Nëse kualifikohen, atëherë do përballen me fituesin e ndeshjes Manchester City – Real Madrid./arbresh.info.
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...