Juventus dje arriti të fitojë Seria A pas fitores ndaj Sampdoria-s, të cilën e mposhti me rezultat 2 – 0.
Mirëpo, mbrojtja e “Zonjës së Vjetër” është më e dobëta që nga viti 1960-61 ngase ka pranuar 38 gola, transmeton portali arbresh.info.
Kanë mbetur edhe dy xhiro të pazhvilluara, andaj mund të bëhet edhe me keq.
Juventus-i pranoi 38 gola në 36 ndeshje, më shumë se çdo fitues i Scuedetto-s që nga viti 1960-61.

Që nga viti 2011-12 kur filluan të fitonin titujt radhazi, golat më së shumti të pranuar ishin 30 në edicionin 2018-19, kurse nga 20 në 2011-12 dhe 2015-16.
“Bianconerët” këtë sezon kanë shënuar 75 gola duke tubuar 83 pikë.
Ata fituan 26 ndeshje, pesë herë barazuan dhe humbën vetëm pesë herë./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...