Juventus ka përgatitur ofertën e parë për mbrojtësin e Chelseas, Emerson, i cili ka humbur besimin e trajnerit, Frank Lampard.
Në pjesën e parë të sezonit italiani impresionoi të gjithë me paraqitjet e mira, por në vazhdim ka humbur formën për shkak të disa lëndimeve të shpeshta, transmeton portali arbresh.info.
Momentalisht nuk është në nivelin e bashkëlojtarëve, Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso të cilët ia kanë zënë pozitën në formacionin e parë.

“Bianconerët” janë duke pasur interesim për ish-yllin e Romës dhe thuhet se do paguajnë 25 milionë euro për ta transferuar në Torino.
Emerson nuk ka luajtur në Premierë Ligë që nga 17 janari, ndërsa nuk ka qenë i ftuar në katër prej pesë ndeshjeve të fundit./arbresh.info.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...