Juventusi nuk heq dorë nga Leonardo Bonucci.
Sipas mediave italiane, Zonja e Vjetër këto ditë ka refuzuar një tjetër ofertë të Manchester City me Pep Guardiolan që vazhdon të këmbëngulë për mbrojtësin e kombëtares italiane.
Trajneri spanjoll i Citiziens e dëshiron me çdo kusht në Premier League Bonuccin, por vështirë se do t’ia shkëpusë lojtarin që sapo ka mbushur 33-vjeç klubit bardhezi.
Ai është kapiten i Juves dhe me Chiellinin që është në fund të karrierës, Bonucci shihet si shtylla e Zonjës së Vjetër. /Gazeta Express/
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ...
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...