Juventus dhe Napoli kanë luajtur baras pa gola me rezultat 0-0 në kuadër të javës së pestë në elitën e futbollit italian.
Pjesa e parë ishte mjaft e baraspeshuar me ‘Zonjën e Vjetër’ që kishte një përqindje më të lartë të posedimit të topit, por që munguan rastet konkrete për gol.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe kështu Juventusi mori barazimin e tretë këtë sezon në Serie A.
Pas javës së pestë Juventusi tashmë numëron nëntë pikë të grumbulluara dhe renditet në pozitën e katërt në tabelë, ndërsa Napoli ka dhjetë sosh dhe mban pozitën e dytë.
Javën e ardhshme ‘Bianconerët’ do të luajnë në udhëtim ndaj Genoas ndërsa Napoli do të jetë nikoqir i Monzas./Telegrafi/
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...