Gleison Bremer dhe Juventus pritët të zgjasin bashkëpunimin deri në vitin 2028.
Palët janë në bisedime intensive për rinovimin e kontratës dhe shpejt pritet të vijë zyrtarizimi pasi mbizotëron dëshira për të vazhduar me projektin e nisur në verën e vitit 2022, kohë kur braziliani u bashkua me bardhezinjtë.
Bremer, madje është gati të pranojë edhe të njëjtën rrogë që përfiton aktualisht, pra pesë milionë në sezon plus një në formën e bonuseve. Gjatë kësaj periudhe, 26-vjeçari është shndërruar në një element shumë të rëndësishëm për Juventusin dhe trajnerin Massimiliano Allegri.
Edhe në këtë sezon, Bremer është aktivizuar në të gjitha ndeshjet e “Zonjës së Vjetër” në kampionat,madje edhe duke shënuar një gol./ss
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...