Emre Can ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare me Juventusin.
Kështu raporton mediumi italian Sky Sports Italia, i cili i referohet një burimi të afërt me lojtarin ndërsa kjo do të ndodh sapo t’i përfundojë marrëveshja me Liverpoolin.
Reprezentues i Gjermanisë do të jetë një lojtar i lirë më 30 qershor gjersa është në gjendje të nënshkruajë me një klub tjetër nga muaji shkurt.
Liverpooli duket se nuk dëshiron të shes mesfushorin në afatin kalimtar të janarit, por do ta humbasin atë falas.
Sipas gazetarit dhe specialistit, Gianluca Di Marzio, lojtari ka pranuar të nënshkruaj një marrëveshje të vlefshme për katër vjet, me mundësi të vazhdimit edhe për një.

Futbollisti thuhet se do të marr një pagë vjetore prej pesë milionë eurove dhe se Juve po këmbëngul që marrëveshja të finalizohet gjatë janarit.
Ndryshe, 23-vjeçari deri më tani është paraqitur në 106 ndeshje të The Reds duke realizuar tetë gola./telegrafi/
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut