Juventusi ka mposhtur Interin në Derbin e Italisë mbrëmjen e sotme (e premte).
“Zonja e Vjetër” siguroi tri pikë me rezultat minimal 1 me 0 në takimin e zhvilluar në shtëpi në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A kundër skuadrës së Luciano Spallettit, shkruan portali arbresh.info.
Mbrojtësi i krahut të majtë Joao Cancelo, i cili bëri një paraqitje të shkëlqyer në Allianz dhe krijoi asistimin në golin vendimtar, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. 24 vjeçari është vlerësuar me notën 8.1 për kontributin e tij të dhënë në fushë.
Autori i golit vendimtar, Mario Mandzukic, është vlerësuar me notën 7.8, ndërsa Cristiano Ronaldo është vlerësuar me notën 6.6.
Te skuadra e mysafirëve, portieri Samir Handanovic dhe mbrojtësi Sime Vrsaljko, janë lojtarët me notat më të lartë (7.1).
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është mbrojtësi i Interit, Miranda (5.7)./arbresh.info/

Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...