Juventusi pritet të prezantoj marrëveshjen e re me sulmuesin Paulo Dybala duke i ofruar atij 7 milionë euro në vit me kontratën e re që i siguron qëndrimin në klub deri në qershor të vitit 2022.
Raporte të ndryshme nga mediat italiane pretendojnë se gjiganti në Serie A është i gatshëm për të rinovuar kontratën e tij aktuale që skadon në qershor të vitit 2021 për t’i shtuar edhe një vit superyllit në marrëveshjen e re, transmeton portali arbresh.info.
Si pjesë e transferimit për 33.6 milionë nga Palermo, vazhdimi i kontratës do të thotë gjithashtu se ish skuadra e tij do të pranoj 8 milionë euro bonuse.
Po ashtu, Juventusi nuk ka ndërmend për të vendosur klauzolë të lëshimit te Dybala derisa Barcelona dhe Real Madridi kanë shfaqur gjithashtu interesim për shërbimet e tij./arbresh.info
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale