Juventusi raportohet se do t’i riinvestoj fondet nga shtija e Simeone Zazas dhe Kingsley Coman tek superylli i Arsenalit, Alexis Sanchez.
Derisa Coman vazhdon qëndrimin si i huazuar nga Bayern Munichu dhe Zaza tek Valencia, në verën e vitit 2017 ata do i sigurojnë Juventusit rreth 40 milionë euro sepse dy marrëveshjet priten të bëhen të përhershme, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘Tuttosport’, kjo shifër do të përdoret në blerjen e Alexis Sanchezit, që është kërkuar që një kohë të gjatë në “Bianconerët”.
Reprezentuesi kilian, i cili ka shënuar 17 gola në Premierë Ligë gjatë këtij sezoni si dhe ka bërë tetë asistime për “Topçinjtë”, raportohet gjithashtu se ka në mendje skuadrën spanjolle – Sevilla.
Pavarësisht formës së tij tek skuadra aktuale, 28-vjeçari thuhet se është i frustruar me mungesën e progresit dhe nuk do të vazhdojë qëndrimin në Arsenal./arbresh.info
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet
Tottenham në krizë të thellë, rrezikon rënien nga liga pas 4...