Kampioni i Italisë, Juventusi është në garë të nxehtë me Barcelonën për transferimin e talentit të ri, Mateu Morey.
17-vjeçari është duke u vlerësuar si njëri nga futbollistët më të talentuar në La Masia dhe nuk është befasi që klubet më të mëdha evropiane janë duke kërkuar transferimin e tij, transmeton portali arbresh.info.
Morey ishte afër kalimit te Bayern Munichu verën e kaluar, por “Bavarezët” hoqën dorë eventualisht nga marrëveshja pasi mediat zbuluan kontaktin e tyre. Gjiganti gjerman vazhdon të kërkoj mbrojtësin e talentuar, ashtu si Manchester City dhe disa klube të tjera të mëdha që tani kanë në garë edhe Juventusin.
“Bianconerët” janë duke monitoruar nga afër situatën e tij me qëllimin për të rritur interesimin e tyre në rast se i vije mundësia.
Si një mbrojtës i krahut të djathtë, Morey ka bërë vetëm dy paraqitje te Barcelona në UEFA Youth League./arbresh.info/
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...