Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka zbuluar kur do të debutoj Xherdan Shaqiri te “Redsat”.
Anësori kosovar finalizoi transferimin e tij në Anfield mbrëmjen e kaluar duke u larguar nga Stoke City për një tarifë prej 13 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Arritja vonë e tij bëri që Shaqiri të mos jetë në dispozicion për takimin e sotëm (e shtunë) kundër Buryt derisa Liverpooli është duke vazhduar përgatitjet e tyre para-sezonale. Por, duke folur para ndeshjes, Klopp ka zbuluar kur tifozët mund të shohin në fushë Shaqirin me fanellën e re.
“Xherdani erdhi dje, gjë që ishte shumë e mirë”, ka thënë fillimisht Klopp. “Ai është një djalosh i mirë. Ai do të kthehet në SHBA”
“Shpresojmë që ai të bëjë një pushim këtu sepse do të jetë shumë lehtë të na bashkohet këtu neve”
“Ai nuk do të vijë me ne [nga Liverpooli], por mund të përfshihet, gjë që do të jetë e mirë”

“Më pas ai do të ketë kohë të mjaftueshme dhe kampin stërvitës në Francë për tu përgatitur”
Brenda tri sezoneve te Stoke City, Shaqiri ka shënuar 15 gola në Premierë Ligë./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...