Jurgen Klopp i përgjigjet spekulimeve për të ardhmen e Mohamed Salah

14:32 | 24 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp i është përgjigjur spekulimeve që e lidhin Mohamed Salah me një largim nga Anfield.

Në një intervistë të fundit për AS, Salah foli për zhgënjimin e tij që nuk u emërua kapiten i Reds kundër Midtjylland në Ligën e Kampionëve dhe tha se e ardhmja e tij ishte “në duart e klubit”.

Klopp këmbëngul se Salah është në gjendje të mirë si mendërisht ashtu edhe fizikisht – ndërsa Reds përgatiten të përballen ndaj West Brom të dielën.

“Ne kurrë nuk flasim për kontratat,” tha ai.“Mo është në humor të mirë dhe moment, formë dhe kjo është më e rëndësishmja. Ju do ta kishit parë atë duke qeshur shumë sot. Pjesa tjetër është mirë për ju të shkruani, por përbrenda, asgjë në të vërtetë për të thënë”, përfundoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale