Sevilla dhe Liverpooli kanë zhvilluar një ndeshje të zjarrtë duke barazuar në fund me rezultat 3-3.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka pranuar se skuadra e tij ndaloi së luajturi në pjesën e dytë ndaj Sevillas.
Liverpool në pjesën e parë ishte duke fituar 0:3, ndërsa në fund u desh të kënaqej vetëm me barazim 3:3.
“Ne ndaluam së luajturi futboll në pjesën e dytë. Ne kemi një armë të fortë, të luajturit futboll dhe kur ju nuk e bëni atë, atëherë e pësoni”, tha Klopp pas ndeshjes.
“Ndjej se kemi humbur edhe pse nuk humbëm. Kemi edhe një ndeshje dhe kualifikimi varet nga ne, por për momentin po ndjehemi shumë keq”, tha ai në fund.
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur
Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ...