Carlo Ancelotti po mendon të zgjedh Jude Bellinghamin si ekzekutuesin e ri të penalltive për Los Blancos, raporton Diario AS.
Real Madridi ka humbur tre penallti gjatë këtij sezoni, shkruan Arbresh.info.
Të martën në ndeshjen e Champions League ndaj Union Berlinit, Luka Modrici ishte lojtari i tretë gjatë këtij sezoni që kishte humbur një penallti.
Teksa një ndeshje në kuadër të La Ligas ndaj Celta Vigos gjuajtja nga pika e bardhë e 11-metërshit iu besua Rodrygos, por as ai nuk qëlloi dot.
Se fati nuk po ju ec lojtarëve të Realit nga gjuajtja e 11-metërshit, u vërtetua dhe nga Joselu i cili në ndeshje ndaj Osasunës nuk arriti të shënoi.
Pas largimit të Cristiano Ronaldos, Sergio Ramos pati përqindjen më të mirë nga gjuajtjet e penalltisë tek Los Blancos ku nga 23 herë sa ka goditur 22 herë ishte i saktë./Arbresh.info/
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...