Luka Jovic tashmë edhe zyrtarisht është larguar nga Milani, pas dy sezoneve.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Serbit i skadon kontrata me 30 qershor të këtij muaji dhe Milani nuk e ka vazhduar kontratën me të, kështu që do të largohet.
Ai me Milanin ka luajtur gjithsej 47 ndeshje në dy sezonet dhe ka shënuar 13 gola e dy asistime.
Jovic më përpara ka luajtur edhe tek Frankfurti, Real Madridi e Fiorentina, kurse hapat e parë i ka marrë tek Crvena Zvezda. Mbetet të shihet destinacioni i tij i radhës./Arbresh.info
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...
Lufta në Lindjen e Mesme, sulmohet anija e mallrave në Ngush...
Kapet në Ferizaj dileri nga Shqipëria, i sekuestrohet droga
Pacolli takon në Londër të dërguarën speciale britanike për ...