Sulmuesi Diogo Jota, ka thënë se nuk ka ndjerë presion për ta zëvendësuar bashkëlojtarin Cristiano Ronaldo.
Ronaldo ka rezultuar pozitiv në analizat e koronavirusit, andaj mungoi në ndeshjen e kaluar kundër Suedisë, ndeshje në të cilën Portugalia triumfoi me rezultat bindshëm 3 – 0, transmeton portali arbresh.info.
Jota që nisi ndeshjen si titullarë, tha se nuk ka ndjerë ndonjë presion.
“Ishte natë e shkëlqyer, një ndër përformancat më të mirë për shtetin. Kemi pasur rezultat të shkëlqyer ndaj Suedisë, ndaj të cilës nuk është e lehtë, andaj mund të ndihemi krenar”.

“Trajneri vendos për 11-shën. Bëra më të mirën në fushë”.
“Nuk kishte presion për ta zëvendësuar Ronaldo-n. Jemi profesionist dhe trajneri zgjedhë cilët lojtarë të hynë në fushë, ata duhet të punojnë”.
“Mendoj se ky është momenti im më i lartë. Kalimi të Liverpool-i ishte hap i madh në karrierë dhe do vazhdojë të bëjë më të mirën”, deklaroi ai.
Dje Jota, realizoi dy gola të bukur kundër Suedisë./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...