Diogo Jota i ka befasuar të gjithë me paraqitjet në sezonin e parë me fanellën e Liverpoolit.
Jurgen Klopp e bleu atë për 60 milionë dollarë nga Wolves gjatë verës dhe të gjithë ishin skeptik, pasi nuk ishte shumë i njohur.
Por, 24-vjeçari i ka befasuar të gjithë që në start, ai tashmë numëron 9 gola në 15 paraqitje me fanellën e Liverpoolit.
“Jam i impresionuar sepse tashmë e dija se sa i mirë është, por tani e shoh se është edhe më i mirë sesa që kemi menduar”, u shpreh Georginio Wijnaldum.
“Tani stërvitemi me të, luajmë me të, kështu që mund ta shohim se çfarë lojtari është, çfarë kualitete ka. Mendoj se e ka treguar këtë me startin që ka pasur në klub”. /Arbresh.info/
Katër xhiro pa u mbyllur kampionati, Bayerni fiton titullin ...
Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ush...
Man City fiton derbin me Arsenalin, gjithçka e hapur për tit...
Rama në Abu Dabi, mesazh solidariteti për Emiratet e Bashkua...
Tensione pas ndeshjes mes Rilindjes dhe Vëllaznimit, dy tifo...
Tragjedi në ShBA, tetë fëmijë të vrarë