Kampioni i botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua, thotë se përballja për unifikim të gjithë titujve në këtë peshë me Tyson Furyn, do të ishte një prej meçeve më të mëdha në histori të boksit.
Ekipet e Joshuas dhe Furyt janë duke negociuar për një meç mes dy boksierëve vitin e ardhshëm.
Joshua ka në pronë titujt në versionet }BA, IBF, }BO dhe IBO, ndërsa Fury atë }BC.
“Dua të jem kampion i padiskutueshëm dhe ta sjelli vëmendjen në boks. Ne mund të bëjmë punë të madhe, ta kthejmë vëmendjen te boksi. Ky meç mund të jetë më i madhi në histori. Do të thoshte shumë për mua. Përballë do të jenë dy boksierët më të mirë të peshës së rëndë. Për mua dhe atë është masive. Por, për botën është më e madhe. Do të jenë sytë e botës në boks, sytë e Qeverisë në boks. Do të jetë një nga ngjarjet më të mëdha sportive në Britani që nga Kupa e Botës në futboll, do t’i jepte shtytje ekonomisë dhe do ta ngrihte moralin e njerëzve”, ka thënë Joshua. /Arbresh.info/
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...