Joshua Kimmich është afër finalizimit të së ardhmes së tij me Bayern Munich.
Mesfushori gjerman, i cili është jashtë kontrate në qershor, kishte tërhequr interesimin nga klubet më të mëdha evropiane.
Arsenal, Liverpool, Manchester City dhe Barcelona ishin mes ekipeve që synonin të siguronin shërbimet e tij, pasi ai ishte i lirë të negocionte paraprakisht me çdo klub të huaj.
Më herët këtë javë, vetë Kimmich kishte pranuar se “shumë klube” po përmendeshin si destinacion i mundshëm për të.
Megjithatë, sipas gazetarit të ‘Sky Deutschland’, Florian Plettenberg, lojtari dhe Bayern kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re.
“Marrëveshje mes FC Bayern dhe Joshua Kimmich për një kontratë të re deri në vitin 2029! Drita jeshile është dhënë nga i gjithë bordi i Bayernit. Dokumentet përfundimtare janë në përpunim dhe kontratat do të firmosen këtë javë, me njoftimin zyrtar që pritet së shpejti”, ka shkruar gazetari Plettenberg./rtk/
Aksioni i Inspektoratit të Punës: 34 vendpunishteve u ndaloh...
DW: Konferenca për Hormuzin në Paris, një shenjë uniteti!
Locatelli mbetet gjatë te Juventusi
Përse Veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elit...
“Kosova në BE, perspektivë e besueshme”, thotë ministri belg...
Lajmi për hapjen e Hormuzit s’i ul çmimet e naftës në Kosovë...