Tifozët e boksit kanë mundësinë që në të ardhmen të shohin një luftë mes Anthony Joshua dhe David Haye.
Kampioni i botës në peshat e rënda, që mban pothuajse të gjitha rripat, derisa po pret mundësinë e ballafaqimit me Doentay Wilder, ka hapur rrugë edhe për një meç me David Haye.
37 vjeçari Haye sonte rikthehet në ring për të kërkuar hakmarrjen për humbjen e një viti më parë nga Tony Bellew, i cili e kishte mposhtur pas një lëndimi të pësuar në “thembrën e Akilit” në raundin e 11-të.
Nëse Haye ia del të mund Bellewin, do ta ketë mundësinë që të sfidojë kampionin e botës, Anthony Joshua.
“Haye mund të ballafaqohet me mua. Por, edhe Wilder nëse është serioz. Ata mund të ndeshen me mua, pa problem”, tha Joshua, ku në rast të ballafaqimit me Hayen, do ta mbushte stadiumin Wembley me kapacitet prej 90 mijë vendesh.
Kujtojmë se meçi me David Haye dhe Tony Bellew luhet sonte rreth orës 23:00.
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...