Kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri britanik Anthony Joshua, do të mbrojë titullin kampion të shtunën në mbrëmje ndaj Andy Ruiz Jr, duel që do të zhvillohet në Nju Jork.
Dy boksierët kanë zhvilluar sot konferencën e fundit për shtyp para sfidës.
Kjo është përballja e parë e Joshua në Amerikë, ku synon të ketë po kaq sukses dhe famë si dhe në vendlindjen e tij.
“Jam stërvitur seriozisht përgjatë gjithë këtyre dy muajve dhe jam gati. Ka qenë një trajnim i vështirë, pasi u përgatita për tjetër boksier (Jarrell Miller doli pozitiv me doping) dhe do të përballem me një rival tjetër. Gjithsesi, për mua të gjithë rivalët janë njëlloj, unë përgatitem gjithnjë për luftë kur ngjitem në ring”, u shpreh Joshua, 22 fitore e asnjë humbje në karrierë.
“Më vjen keq për Andy, por ai do të vuajë edhe për Miller dhe Wilder. I pari për tërheqjen për shkak të dopingut dhe i dyti që nuk pranon të duelojë me mua, pasi ka frikë. Titujt janë të mirë dhe do të mbeten tek unë edhe pas këtij dueli”, u shpreh Anthony Joshua. Kampioni i botës pritet të ketë mbështetjen e 8 mijë fansave britanikë që do të ndjekin “live” këtë përballje.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...