Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC, do të jetë i pranishëm më 12 dhjetor në stadiumin “O2 Arena” të Londrës për të ndjekur “live” duelin e boksit mes patriotit të tij Anthony Joshua dhe sfidantit bullgar Kubrat Pulev.
Në këtë duel, Joshua do të mbrojë titujt kampionë bote në kategoritë IBF, WBA dhe WBO.
Menaxheri dhe promotori Eddie Hearn ka konfirmuar se Fury do të jetë në zonën “VIP” pranë ringut për ta ndjekur këtë sfidë. Ky duel do të ndiqet “live” nga 1000 fansa.
Prania e Fury tregon edhe një herë se ai e Joshua do të kryqëzojnë dorezat në ring vitin tjetër, për të unifikuar titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Gjithsesi, fillimisht Joshua duhet të mposhtë Pulev.
Në rast se kjo ndodh me shumë gjasa Fury do të ngjitet në ring për të zyrtarizuar përballjen me Joshua.
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë