Manchester United duket se nuk do të përfundoj përforcimin linjës frontale duke nënshkruar vetëm me yllin kilian Alexis Sanchez.
Bazuar në mediat spanjolle, trajneri Jose Mourinho ka qenë në bisedime sekrete gjatë javëve të fundit për të nënshkruar me superyllin Gareth Bale, i cili vlerësohet se kushton vetëm 79 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi uellsian ka qenë njëri nga sulmuesit më të mirë në Evropë gjatë viteve të fundit, edhe pse lëndimet e kanë ndalur atë në sezonet e fundit në Bernabeu.

Nuk ka dyshime që Bale do t’i përshtatet stilit të lojës nga United dhe besohet se transferimi i tij do të ishte një përmirësim i jashtëzakonshëm dhe mjaftë i rëndësishëm për klubin.
Së bashku me Sanchezin në formacionin startues të sezonit të ardhshëm të Jose Mourinhos, Bale do ta bënte edhe më të frikshëm linjën frontale të “Djajve të Kuq”.
Sidoqoftë, mbetet ende e paqartë nëse United do të paguaj çmimin e kërkuar prej 79 milionë funta./arbresh.info/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...