Mbrojtësi italian i Manchester United, Matteo Darmian, është pranë largimit nga Old Trafford.
Darmian ishte transferuar nga Torino në verën e vitit 2015 për shumën e 20 milionë euro.
Këtë sezon mbrojtësi italian nuk po arrin të ketë minutazh të madhe nën skuadrën e Jose Mourinhos.
Darmian ka luajtur vetëm katër ndeshje në Ligën Premier dhe për këtë nuk është fare i kënaqur.
Lojtari ka shprehur dëshirën e tij për tu rikthyer në Serie A, ndërsa Roma dhe Napoli janë vënë pas tij.
Sipas medieve italiane, United është e gatshme ta lë të lirë lojtarin të largohet nëse ndonjëra skuadër ofron 10 milionë euro.
Darmian ka kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ deri në muajin qershor të vitit 2019. /arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...