Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka shfaqur simpati ndaj David De Geas pas gabimit të tij në barazimin 3 me 3 të Spanjës kundër Portugalisë mbrëmjen e kaluar.
Penaltia e Cristiano Ronaldos në minutën e katërt të ndeshjes ishte mohuar nga goli i Diego Costas, por portieri spanjoll i dhuroi epërsinë Portugalisë para përfundimit të pjesës së parë si pasojë e një gabimi, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i De Geas në klub i ofroi mbështetjen e tij duke shpjeguar se kjo mund t’i ndodhë “edhe më të mirëve” dhe shpreson që të rikuperohet në kohë për ndeshjen e ardhshme.
“Është djali im, më lëndon të them por ai e di se është një gabim i keq”, ka thënë Mourinho për ‘Russia Tody’. “Është një gabim që nuk e bënë me ne, në United, ku ishte lojtari i sezonit me performanca fantastike. Por, kjo u ndodhë edhe më të mirëve”
“Gjëja e mirë me më të mirët është që në ndeshjen e ardhshme ai do të jetë aty, jo i frikësuar, me besim për të shkuar dhe i gatshëm për të ndihmuar skuadrën e tij”
Spanja barazoi shifrat përmes Costas sërish para golit sensacional të epërsisë të shënuar nga Nacho.
Por, vetëm dy minuta pa përfunduar koha e rregullt, Ronaldo realizoi për 3 me 3 nga gjuajta e lirë./arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...