Mesfushori i Arsenalit, Jorginho, ka konfirmuar se do të largohet nga klubi pasi të skadojë kontrata e tij.
33-vjeçari u transferua te “Topçinjtë” nga Chelsea në janar të vitit 2023 për 12 milionë euro dhe ka luajtur në total 79 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
E fundit prej këtyre ishte një paraqitje prej vetëm një minute në fitoren me rezultat 1-0 kundër Newcastle në ndeshjen e parafundit të sezonit, pasi kishte qenë jashtë fushës për shkak të një problemi në mushkëri.
View this post on Instagram
Jorginho nuk u përfshi në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Southampton të dielën, dhe tani ka bërë zyrtare lamtumirën përmes një videoje emocionuese në rrjetet sociale.
“Ndonjëherë, një sezon është më shumë se thjesht futboll. Ka të bëjë me momente. Ka të bëjë me ndjenjën se je pjesë e diçkaje më të madhe se vetja”.
“Kur erdha në Arsenal, nuk po bashkohesha thjesht me një klub, po hyja në një familje. Një ekip plot oreks, pasion, qëllim”.
“I dhashë gjithçka, çdo ditë. Çdo ndeshje. Jo vetëm për rezultate, por për këtë fanellë. Për tifozët”.
“Mbështetja juaj ishte gjithçka. Pavarësisht nëse e nisja si titullar apo ndodhesha në stol, ju më bëtë të ndjehesha i vlerësuar, i dashur. Kjo është e rrallë në futboll dhe nuk do ta harroj kurrë”.
“Tani, ka ardhur koha për të thënë lamtumirë. Apo ndoshta shihemi së shpejti”, ka shkruar Jorginho.
Këtë sezon, Jorginho pati pak minuta lojë për shkak të performancave të shkëlqyera të Declan Rice në mesfushë.
Ai ka luajtur titullar në vetëm nëntë ndeshje në Ligën Premier, ndërsa Arsenali përfundoi i dyti në tabelë për herë të tretë radhazi, duke humbur titullin ndaj Liverpoolit.
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...