Shqipëria luan sonte në ‘Friends Arena’ ndaj Suedisë.
Jon Dahl Tomasson e nisi aventurën si trajneri i Suedisë me humbjen 5-2 në miqësoren kundër Portugalisë dhe kërkon këndelljen ndaj kombëtares kuqezi.
Ish-sulmuesi i Milanit theksoi në konferencën për media se do të bëjë ndryshime në miqësoren e radhës, duke zbuluar edhe dy lojtarë që do e nisin nga minuta e parë përballë kuqezinjve të Sylvinhos
“Duhet të përmirësojmë gjithçka. Ne duhet të përmirësohemi në mbrojtje dhe në mënyrën se si të luajmë futboll të bashkuar. Plani ynë ka qenë gjithmonë i njëjtë: duam të bëjmë sa më shumë ndryshime. Sigurisht që përballë Shqipërisë nuk do të luajnë të njëjtët startues sikur në takimin me Portugalinë. Ne duam të shohim dhe provojmë sa më shumë futbollistë në kombëtare, duam të ketë konkurrencë të madhe. Dhe konkurrenca pozitive është gjithmonë e shëndetshme. Do të bëjmë disa ndryshime, por nuk mund të zbuloj se sa. Emil Forsberg do e nisë nga minuta e parë. Udhëtimi i gjatë nga SHBA dhe ndryshimi i orarit, ndikoi të mos e niste startues ndaj Portugalisë. Por do të startoj me Shqipërinë. E njëjta gjë vlen edhe për Samuel Gustafson. Edhe ai do e nisë nga minuta e parë.”
“Në çfarë roli do të luajë Forsberg? E sigurt që jo në portë…”, u shpreh duke buzëqeshur trajneri danez i kombëtares suedeze.
Kjo ndeshje fillon nga ora 19:00./Arbresh.info/
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...