Ish mbrojtësi anglez i Chelsea, John Terry, ka qenë i ftuar në emisionin e së hënës të Sky Sports “Monday Night Football”.
Terry në këtë emision ka qenë i ftuar në rolin e analistit dhe ka bërë analiza të ndryshme rreth sezonit në Premierligë.
Por, i është kërkuar edhe të zgjedh formacionin më të mirë të Premierligës në histori, pa lojtarë të Chelseat.

38 vjeçari në portë ka zgjedhur David De Gea, në mbrojtje Jamie Carragher, Patrice Evra, Rio Ferdinand, Gary Neville.
Po ashtu mesfusha është e dominuar me ish futbollistë të Manchester United, që në atë periudhë ishin dominues të Premierligës.
Ndërsa në sulm ka zgjedhur dy legjendat e kampionatit anglez, Ëayne Rooney dhe Thierry Henry. /arbresh.info/
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së