Fillimi i shkëlqyer i sezonit nga talenti turk, Kenan Yildiz, ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane.
Sulmuesi 20-vjeçar i Juventusit po konsiderohet si një nga yjet e rinj më premtues në Itali dhe nuk është surprizë që interesimi për të po rritet dita-ditës.
Sipas raportimeve të JuventusNews24, përveç Arsenalit, interes për Yildiz kanë treguar edhe dy gjigantë të Ligës Premier, Chelsea dhe Manchester United.
Megjithatë, Juventus i ka refuzuar menjëherë sondazhet e para, duke u përgjigjur me një “JO” të qartë, pavarësisht se shuma të mëdha janë përmendur në tavolinë. Madje edhe një ofertë prej 100 milionë eurosh nuk do të mjaftonte për të bindur “Zonjën e Vjetër”.
Klubi bardhezi e sheh Yildiz si të tashmen dhe të ardhmen e projektit, ndaj tashmë ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës.
Objektivi është që lojtari të shpërblehet me një rritje të konsiderueshme të pagës: nga 1.5 milionë euro në sezon, në një bazë prej 3.4 milionë eurosh, me bonuse që mund ta çojnë shifrën deri në 5 milionë euro.
Me këtë lëvizje, Juventus synon të blindojë një nga talentet më të ndritura të futbollit evropian dhe t’i japë një sinjal të qartë rivalëve se Kenan Yildiz nuk është në shitje. /Telegrafi/
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër s...
Vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve – sytë drejt Parisit...
New York Times: Mojtaba Khamenei është plagosur në këmbë, u ...
Rama fton qytetarët në Panairin e Produkteve Bujqësore në El...
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme
“2025 – vit i humbur”/ Terras publikon draft-raportin për Ko...