Rudi Garcia është në prag shkarkimi nga posti i trajnerit të Napolit. Mungesa e vazhdimësisë në rezultatet pozitive dhe atmosfera jo fort e mirë te kampionët e Italisë, po shtyjnë presidetin Aurelio De Laurentiis të ndahet me francezin.
Dhe një nga emrat që përfliten për pankinën e Napolit është Antonio Conte. Tekniku italian qëndron pushim prej muajit mars, kur i dha fund aventurës angleze me Tottenhamin.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Conte ka konfirmuar dëshirën e tij për të vijuar pushimet. Duke mohuar në këtë mënyrë rikthimin në stol dhe pranimin e ofertës së Napolit.
“Dëgjoj thashetheme këmbëngulëse që më lidhin me klube të rëndësishme, por e riktheksoj se tani për tani dëshiroj të qëndroj pushim dhe të shijoj kohën me familjen time”, shkruan 54-vjeçari nga Lecce.
Ndërkohë, pak më herët Conte tha këto fjalë në lidhje me interesimin e Napolit: “Duhet të tregojmë gjithmonë respekt dhe edukatë, nuk mund të flas më shumë… “
Napoli renditet në vendin e pestë në Serie A me 14 pikë të mbledhura në tetë javët e para. Distanca me Milanin kryesues është 7 pikë./ss
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...