Ylli i Wolves, Raul Jimenez ka konfirmuar se kërkohet nga klubet më të mëdha evropiane.
Pas një sezoni fantastik me Wolves, Jimenez ka fituar vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë, të cilët do provojnë ta transferojnë gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Klubet si Manchester United dhe Juventus kanë treguar interesim për meksikanin, derisa lojtari nuk ka hedhur poshtë mundësinë e refuzimit të Real Madrid-it e Barcelonës.

“Është diçka shumë e mirë. Skuadrat e ndryshme, si Real Madrid, Barcelona, Juventus, Manchester City, Manchester United, Liverpool, janë skuadrat më të rëndësishme në historinë e futbollit”.
“Është e mrekullueshme të jem në ‘radarin’ dhe listën e këtyre skuadrave”.
“Ka disa spekulime, por është e rëndësishme që të përmirësohem dhe nëse është e mundur mund ta arrij”, përfundoi ai.
Thuhet se United prinë garën për 25-vjeçarin, kartoni i të cilit vlen mbi 50 milionë euro./arbresh.info.
Hatixhe Hoxha, mbi 15 vjet ishte pjesë e Vetëvendosjes
Kica-Xhelili i drejtohet VV-së: Ne kemi propozim konkret, tr...
Musliu: Sapo morëm mesazhin që ka seancë në orën 20:30, po i...
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...