Jesus pritet ta humbasë Botërorin me Brazilin

13:47 | 3 Dhjetor 2022
K.B

Gabriel Jesus është lënduar në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Kamerunit dhe mund të mungojë për të paktën disa javë.

Kështu të paktën bën të ditur GeGlobo që thekson se lëndimi i sulmuesit nuk është shumë i lehtë.

Jesus tek në përballjen e mbrëmshme luajti nga fillimi, por ishte i pafat pas një goditje në gju që mori të premtën mbrëma.

Në rast se dëmtimi është i rëndë, Mikel Artetës i duhet ta bëjë një zgjidhje për majën e sulmit për ndeshjet e mbetura në Premier League.

Shpërndaje në rrjete sociale