Trajneri i Bullgarisë, Krasimir Balakov ka dhënë dorëheqje pas ndeshjes kundër Anglisë si pasojë e thirrjeve raciste nga tifozët.
Kjo vjen vetëm një javë pas trazirës në mesin e Federatës së Futbollit të Bullgarisë pas skenave të tmerrshme të shfaqura mbrëmjen e së hënës, transmeton portali arbresh.info.
Organizata futbollistike ka zhvilluar një takim pasditen e sotme (e premte) dhe tani raportohet se 53-vjeçari, së bashku me gjithë ekipin e tij, ka paraqitur dorëheqjen.
Anglia mposhti me rezultat 6 me 0 Bullgarinë në Sofie duke konfirmuar kështu vendin e tyre në turneun madhështor të vitit të ardhshëm.
Por, ndeshja ishte ndërprerë disa herë mes thirrjeve raciste nga një numër i madh tifozësh vendas./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?