Shqipëria nesër zhvillon përballjen e madhe dhe të shumëpritur ndaj Serbisë, në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionat Botëror.
Kuqezinjtë tashmë janë në Serbi, ku në Leskovc pritet të luhet ndeshja vendimtare për pozitën e dytë në tabelë, shkruan Arbresh.info.
Një ditë para ndeshjes trajneri Sylvinho mbajti konferencë për media ku u shpreh se kombëtarja është më shumë se gati.
Ai gjithashtu theksoi se kjo ndeshje dallon nga të tjerat.
“Jemi më shumë se gati! Kjo ndeshje është emblematike, shumë e bukur dhe me kontekst tjetër nga të kaluarat. E pamë në Tiranë”, tha fillimisht ai.
Më tej ai foli edhe për futbollistët e përzgjedhur për këtë sfidë, dhe rëndësinë e ndeshjes.
“Unë i besoj gjithë futbollistëve që zgjedh dhe nuk më intereson momenti i tyre me klubet. Nëse më japin zemër, përkushtim dhe shpirt në fushë.”
“Tani po, kjo është ndeshja vendimtare. Pastaj do të jetë me Andorrën, por përpara ishte me Letoninë. Nëse mer këtu fitore dhe nuk mer më pas kthehesh ku ishe. Kush fiton ka përqindje më të larta kualifikimi”, vazhdoi tutje tekniku brazilian.
Për dallim nga kualifikimet e Evropianit të kaluar ku Shqipëria shënonte shumë gola, në këtë kampanjë kualifikuese për Botëror, sulmi nuk po funksion si duhet. Mirëpo pavarësisht kësaj Sylvinho iu del në mbrojtje sulmuesve të tij.
“Futbolli funksionon kështu. Golat? Sulmuesit e mi janë të zotë. Ekipi punon që të shënohet. Nuk është se kemi 50 futbollistë nëpër botë”, tha selektori i kombëtares.
Tutje ai foli edhe për presionin e kësaj sfide.
“Si përjetohet një sfidë e tillë? Ne që jemi këtu dhe lojtarët janë të mësuar me presionin, është i bukur, se ndryshe nuk do ishin këtu”, vazhdoi ai.
Për fund Sylvinho foli edhe për të ardhmen e tij tek kombëtarja.
“E ardhmja? Nuk e mendoj. Jam i lumtur te Shqipëria, por ashtu si një lojtar, e ardhmja është një ditë këtu, një ditë atje. Nuk jemi të përjetshëm”, përfundoi Sylvinho.
Shqipëria aktualisht është e dyta në grup me tetë pikë por një ndeshje më shumë se Serbia, kurse serbët ndodhen në pozitën e tretë më shtatë sosh./Arbresh.info
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...