Jayveous McKinnis lojtari më i ri i Bashkimit
Përkundër përforcimeve të mëdha që bëri gjatë verës, Bashkimi u eliminua në ndeshjen e parë të Superkupës së Kosvës në basketboll.
Menjëherë klubi mori masa dhe arriti të transferoj një basketboll me statistika të shkëlqyera, shkruan Arbresh.info.
Bëhet fjalë për Jayveous McKinnis, i cili tanimë do të vesh fanellën portokallezi.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë skuadra nga Prizreni përmes një postimi në rrjetin social Facbook.
Në sezonin e fundit, McKinnis ka luajtur për ekipin Apollon Nicosia në elitën e basketbollit në Qipro, duke regjistruar mesatarisht 15.4 pikë, 13.3 kërcime dhe 1.5 bllokada për ndeshje, duke u shpallur kërcyesi dhe bllokuesi më i mirë në Qipro.
Bashkimi sezonin e ri do të nis këtë fundjavë ndaj Vëllaznimit, për shkak se në xhiron e parë nuk ka luajtur pasi Trepça pati angazhime në Evropë dhe ndeshja ishte shtyrë për një datë tjetër./Arbresh.info
Si të votoni me postë? KQZ-ja jep udhëzimet
Çmimi i arit shënon rritje rekord, +65% brenda një viti
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...