Jasir Asani realizon gol në AFC Champions League 2

20:18 | 24 Dhjetor 2025
D.H

Esteghlal FC ka regjistruar një fitore të pastër 0-3 në udhëtim ndaj Al-Muharraq nga Bahrejni, në kuadër të xhiros së 6-të të AFC Champions League 2, ndërsa në listën e golashënuesve u shfaq edhe sulmuesi shqiptar Jasir Asani.

Asani realizoi golin e tretë të ekipit iranian në minutën e 87-të, duke vulosur përfundimisht fitoren e Esteghlalit.

Goli erdhi pas një aksioni të shpejtë ofensiv, ku Asani u shërbye nga Mehdi Eslami dhe me një finalizim të saktë e dërgoi topin në rrjetë.

Më herët për Esteghlalin kishin shënuar Ehsan Gholizadeh në minutën e 15-të dhe Dylan Nazon në minutën e 82-të.

Kjo është ndeshja e dytë që Jasir Asani shënon gol. Derisa ky është shënimi i tij i 10 këtë edicion me klubin në të gjitha garat./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale