Lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë, janë në qendër të tregut të transferimeve të janarit.
“ Bomba” e Shqipërisë, Jasir Asani, ka marrë një ofertë serioze nga Arabia Saudite, kampionat ky ku tashmë luajnë yje si Cristiano Ronaldo.
Sipas mediumit të Shqipërisë, Report TV, Ardian Ismajli ka refuzuar kalimin në Rusi te Lokomotiva e Moskës, skuadra e Mario Mitaj, përcjell Arbresh.info.
Ndërsa Asani ende nuk e ka vendosur të ardhmen, me Guangju në Korenë e Jugut që kërkon 1.5 milionë euro për të lënë të lirë 28-vjeçarin nga Shkupi.
Kontrata e sulmuesit skadon në dhjetorin e këtij viti, Asani shkëlqeu dhe shënoi tre gola me Kombëtaren KuqeZi, ndërsa suksesi i tij në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, ka bërë që ai të vërshohet nga oferta të shumta nga klube të ndryshme.
Veç Celta Vigos në La Liga dhe dy klubeve gjermane, tanimë mëngjarashi ka fansa edhe në Arabinë Saudite.
Nga vendi i naftës, Asani po kërkohet që këtë janar, teksa klubi që kërkon shërbimet e tij ende nuk është bërë e ditur.
Nga ana tjetër, Ismajli i ka qëndruar besnik Empolit në Serie A dhe do vijojë të jetë pjesë e tyre të paktën deri në fundin e sezonit, me objektivin për qëndrimin mes më të mirave të Italisë. Kështu Ismajli ka refuzuar Lokomotivën e Moskës./ReportTv.al
“Është thelbësore”, thotë Costa nga Beogradi për Marrëveshje...
Protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për çësht...
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...