Faza e 1/16-tës së Ligës së Kampionëve përfundoi mbrëmë me katër ndeshjet e fundit në program, ku befasia ishte PSV e cila eliminoi Juventusit.
Tashmë UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të javës, shkruan Arbresh.info.
Portieri i Celticit, Schmeichel zuri vendin në portë. Mbrojtja përbëhet nga Nuno Mendes (PSG), Hancko (Feyenoord), Flamingo (PSV) dhe Valverde (Real Madrid).
Performanca e shkëlqyer e Jasharit ndaj Atalantas i dha një vend në formacion. Krah me të janë dhe Kokcu i Benficas dhe Vitinha i PSG-së.
Kurse sulmi përbëhet nga Lang (PSV), Mbappe (Real Madrid) dhe Talbi (Club Brugge).
Introducing your Team of the Week! ✨@cryptocom | #UCLTOTW pic.twitter.com/Cn5GdBQ2ji
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 20, 2025
Të premten tërhiqet shorti për rrethin e 1/8 së finales./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?