Kosova ka zhvilluar stërvitjen e fundit para nisjes për në Rumani, teksa e ka marr një lajm të keq me lëndimin e Donat Rudhanit.
Pavarësisht kësaj dhe mungesave tjera, Muharrem Jashari beson se Kosova do të arrij fitore ndaj rumunëve, shkruan Arbresh.info.
“Atmosfera është shumë e mirë, me një energji shumë të mirë, me një pozitivitet prej krejt lojtarëve. Përgatitjet po shkojnë shumë mirë dhe besoj shumë që në Bukuresht do ta arrijmë fitoren.”
“Jemi duke u përgatit maksimalisht taktikisht dhe normal që jemi duke i shikuar pikat e forta e po ashtu edhe të dobëta të Rumanisë. Mendoj se në këtë ndeshje do të ballafaqohemi me një ekip shumë të mirë, siç e ka Rumania, por besoj shumë që do ta arrijmë fitoren”, u shpreh Muli.
Jashari është ftuar edhe në dy ndeshjen e fundit ku ndaj Qipros luajti nga minuta e parë dhe pati një performancë të mirë./Arbresh.info/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...