Muharrem Jashari është zgjedhur lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij LNZ Cherkasy.
Këtë e ka bërë të ditur vetë skuadra ukrainase përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Ylli dardan ka fituar rreth 47.4% të votave nga tifozët e klubit.
“Sipas versionit të tifozëve, mesfushori “Vjollcë” u bë lojtari më i mirë i pjesës së parë të kampionatit duke shënuar 47,4% të votave”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.
Jashari gjithsej ka luajtur në 18 ndeshje në të gjitha garat me klubin e tij ku ka realizuar katër gola e dhuruar tri asistime.
26-vjeçari ka marrë ftesë edhe tek Kosova për ndeshjet e tetorit dhe nëntorit, ku në ndeshjen e fundit edhe ka realizuar gol./Arbresh.info
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?