Jashari flet për të ardhmen e tij tek Club Brugge, si dhe minutat e paktë nga trajneri Yakin

10:12 | 5 Qershor 2025
D.H

Emri i Ardon Jasharit është lakuar për një transferim të mundshëm te ndonjë ekipi superior në Evropë.

Aktualisht ai djersit fanellën e Club Brugge në Belgjikë, teksa ai është ftuar edhe tek kombëtarja e Zvicrës, pas një super sezoni, shkruan Arbresh.info.

Ai fitoi dy çmime dy kryesore në kampionatin belg si lojtari më i mirë i sezonit dhe lojtari më i ri i sezonit.

Zvicra do të luaj dy miqësore ndaj Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një konferencë për media, para ndeshjes me Meksikës, ka folur pikërisht 22-vjeçari, Ardon Jashari.

Ai ka folur për rrjedhën e sezonit të tij.

“Nuk kam pritur se gjërat do të shkojnë kaq larg për mua. Po ashtu nuk kam pritur se do të integrohem aq mirë në klub dhe me tifozët. Nëse shikoj prapa, lëvizja ishte rrugë plotësisht e duhur për mua”, ka thënë Jashari.

Më tej theksoi se është në dijeni se një top klub është duke e kërkuar atë.

“Për këtë arsye e di që një top-klub në një ligë të madhe është gjë reale për mua. Por edhe në atë nivel duhet të pari të dëshmosh veten. Megjithatë e kam parë se unë mund të garoj. Secili futbollist dëshiron të arrijë në majë. Nëse vjen oferta e duhur, në rregull. Por nëse gjërat vazhdojnë në Brugge, nuk brengosem po ashtu. Jam relativisht i relaksuar për atë që sjell e ardhmja”, ka theksuar Jashari.

Jashari tek Zvicra nuk ka marrë minutazh nga trajneri Murat Yakin, por ai qëndron optimist për të ardhmen.

“Të jem i sinqertë, ka pasur momente në dy-tre vjetët e fundit kur kam dashur të luaj. Por e kaluara është e kaluar. Kam shpresë që e ardhmja do të jetë më e mirë”, deklaroi ylli i ri i futbollit zviceran.

Ardon Jashari  i ka vetëm dy paraqitje për Zvicrën. Dhe në fushë i ka kaluar vetëm dy minuta.

Kujtojmë se Zvicra pas këtyre dy ndeshjeve miqësore, do ta nis kampanjën kualifikuese për Kampionat Botëror, ku ndeshjen e parë do ta luaj ndaj Kosovës.

Përveç Kosovës, në grupin B ndodhen edhe Sllovenia e Suedia./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm