Shqiptari nga Kosova, Adnan Januzaj, ka folur për pozitën në të cilën po luan në Manchester United. Januzaj është shprehur se mbi të gjitha është që të luan mirë, derisa pohon se si mesfushor i majtë luan pa ndonjë problem.
“Ndihem rehatshëm kur luaj si mesfushor krahu ose rolin e mesfushorit 10 sepse janë pozitat e mia të preferuara”, ka deklaruar Januzaj.
“Janë shumë lojtarë që luajnë pozita të tilla dhe çështja është se sa i shfrytëzoni mundësitë. Unë jam driblues dhe më pëlqen t’i kaloj lojtarët. Kjo është loja ime, e dini, me lojtarët tjerë bëni gjërat siç duhet. Ndonjëherë është e vështirë. Ndonjëherë mund të jeni në një ditë të keq dhe asgjë nuk ju shkon siç duhet por përpiqeni që duhet të ndodhë. Jam i bindur”, ka vazhduar ai.
Januzaj ka thënë gjithashtu se qëllimi i përbashkët i skuadrës është që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
“Kam luajtur aty vitin e kaluar dhe ishte ndjenjë shumë e mirë. Unë kam qenë vërtetë shumë i lumtur dhe shpresoj se do jetë prapë mundësi e mirë për të ardhmen”, është shprehur Januzaj.
Kryeministrja e Serbisë e gatshme të jap dorëheqje, nuk e le...
Gjeraj: Për Lirin jam i gatshëm të vdes
Verstappen arrin edhe fitoren e pestë
Mosnjohja e diplomave, ul interesimin për studime nga Lugina...
Heqja e vetos në BE, si zgjidhje për zgjerim më të shpejtë
Liria rikthehet në Superligë