Jan Oblak ka shfaqur klasin e tij mbrëmjen e sotme (e shtunë) në ndeshjen mes Atleticos dhe Celta Vigos.
Portieri ka shpëtuar skuadrën e tij derisa po zhvillohej minuta e 18′ e ndeshjes si nikoqir në Wanda Metropolitano, shkruan portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Sllovenisë bëri dy pritje të mrekullueshme gjatë një kundërsulmi nga Celta de Vigo në takimin në kuadër të xhiros së 32-të në La Liga.
Oblak ndali fillimisht një goditje të fuqishme para se topi i kthyer të goditje në formë akrobatike nga Max Gomez, goditja e të cilit u ndal gjithashtu me sukses nga 26-vjeçari.
Antonio Griezmann shënoi më pas super gol nga gjuajtja e lirë për 1 me 0 vetëm tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë./arbresh.info/
Pritjet e mrekullueshme nga Oblak: 18′
Goli nga Griezmann: 42′
https://twitter.com/LaLigaEN/status/1117111254794084353
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...